BBC analizon sulmin me dron mbi Kremlinin – disa persona shihen në çati gjatë shpërthimit

Bota

BBC analizon sulmin me dron mbi Kremlinin – disa persona shihen në çati gjatë shpërthimit

Më: 4 maj 2023 Në ora: 12:44
Rusi

Moska pretendoi se dy drone u përpoqën të sulmonin Kremlinin, por u çaktivizuan dhe nuk shkaktuan asnjë dëm.

Autoritetet ruse fillimisht akuzuan Ukrainën se po përpiqen të vrasin liderin rus, Vladimir Putin ndërsa tani fajësojnë SHBA-të.

BBC ka analizuar të gjitha pamjet që kanë qarkulluar në mediat sociale ruse rreth shpërthimit të një objekti mbi një ndërtesë në Kremlin.

Analisti Ros Atkins vëren në pamje disa persona në çatinë e ndërtesës në momentin e shpërthimit të objektit.

“Megjithatë të nesërmen e sulmit të mundshëm mund të shihet çatia e padëmtuar dhe se nuk dihet se çka ka ndodhë”, deklaron ai.

Ndryshe, Ukraina dhe vendet perëndimore kanë hedhur poshtë pretendimet e shtetit rus për tentim vrasjen e Putinit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat