Panik në Kiev/ Dronë rusë në qiellin e kryeqytetit ukrainas, qytetarët vrapojnë të tmerruar

Bota

Panik në Kiev/ Dronë rusë në qiellin e kryeqytetit ukrainas, qytetarët vrapojnë të tmerruar

Më: 4 maj 2023 Në ora: 22:48
Ukrainë

Sirenat e sulmit ajror kanë shkaktuar sërish panik tek qytetarët e Kievit. Pasditen e kësaj të enjteje sirenat u degjuan sërish, ndërsa agjencia e lajmeve Reuters raporton se shpërthimet janë dëgjuar në disa zona të kryeqytetit ukrainas.

Banorët e kryeqytetit shprehën se të shtënat u dëgjuan fillimisht pranë qendrës së Kievit.

Të panikosur, qytetarët vrapuan drejt strehimoreve për të shpëtuar jetët e tyrë, teksa shihnin dronë në qiellin e kryeqytetit ukrainas.

Raportohet se mbrojtja ukrainase po përpiqej të rrëzonte dronët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat