Ukraina vendoset në alarm, Rusia nis sulmet në disa rajone të vendit

Bota

Ukraina vendoset në alarm, Rusia nis sulmet në disa rajone të vendit

Më: 5 maj 2023 Në ora: 16:53
Ukrainë

Kryeqyteti ukrainas i Kievit dhe shumica e rajoneve të Ukrainës kanë shpallur alarme për sulme ajrore ruse, kanë njoftuar zyrtarët në vend.

Numri i alarmeve është rritur ndjeshëm ditët e fundit, pasi Rusia pretendoi se Ukraina kishte tentuar të vriste presidentin rus Vladimir Putin në një sulm me dron herët në mëngjes të së mërkurës, diçka që Kievi e ka mohuar.

Vetëm Kievi ka lëshuar gjashtë alarme paralajmëruese për sulme ruse në tre ditët e fundit.

Ndërsa sirenat janë dëgjuar në rajone të tjera po ashtu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat