Tanku rus i kohës së Bashkimit Sovjetik hidhet në erë nga ukrainasit, shkelë në minën që e bën copa

Bota

Tanku rus i kohës së Bashkimit Sovjetik hidhet në erë nga ukrainasit, shkelë në minën që e bën copa

Më: 9 maj 2023 Në ora: 23:50
Foto nga vendi i ngjarjes

Një video e filmuar nga ajri, shfaq momentin kur tanku rus i kohës së Bashkimit Sovjetik hidhet në erë dhe bëhet copa, kur shkelë në minën anti-tank të vendosur nga ukrainasit.

Videoja është realizuar me dron nga brigada e 56-të e motorizuar e forcave të armatosura të Ukrainës.

Bëhet fjalë për tankun T-72B3 që pasi goditet dhe bëhet copa, fillon të mbulohet nga tymi i zi dhe më pas zjarri që e shkatërron plotësisht.

Ndryshe në lindje të Ukrainës, përkatësisht në qytetin Bakhmut po vazhdojnë luftimet e ashpra mes ukrainasve dhe rusëve.

E kreu i grupit mercenar rus Wagner, Yevgeny Prigozhin që ka stacionuar atje trupat e tij, vazhdimisht po ankohet se po anashkalohet nga ministria ruse e Mbrojtjes, të cilët po i akuzon se nuk po i dërgojnë municion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat