G7-pse tetë karrige më shumë në tryezë këtë vit?

Bota

G7-pse tetë karrige më shumë në tryezë këtë vit?

Më: 19 maj 2023 Në ora: 16:35
Liderët botëror

Kryeministri i Japonisë, Fumio Kishida, ka ftuar tetë persona shtesë në samitin e G7-s, që filloi sot në Hiroshima, sipas BBC.

Është sigurisht një shenjë e axhendës së ndërlikuar që varion nga lufta në Ukrainë deri te sasia e ushqimit që mbërrin në pjatat tona çdo ditë. Dhe është gjithashtu dëshmi e një rendi ndërkombëtar që po ndryshon me shpejtësi, me pjesën më të madhe të bisedës që fokusohet në dy vende që nuk janë në listën e të ftuarve, Rusia dhe Kina.

Takimi vjetor përfshin shtatë demokracitë më të pasura në botë – Japoninë, SHBA, Britaninë e Madhe, Francën, Gjermaninë, Kanadanë dhe Italinë.

Bashkimi Evropian, edhe pse jo një anëtar zyrtar i G7-s, dërgon gjithashtu përfaqësues.

Kohët e fundit, nikoqirët kanë ftuar vende të tjera sipas gjykimit të tyre.

Por, fuqia ekonomike e G7-s po zbehet.

Në vitin 1990, grupi përbënte pak më shumë se gjysmën e PBB-së botërore, sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Tani është pak më pak se 30%.

Ai ka nevojë për miq të rinj me ndikim.

Kishida, i cili po kërkon një koalicion më global sesa perëndimor, ka zgjeruar tryezën për të akomoduar edhe Australinë, Indinë, Brazilin, Korenë e Jugut, Vietnamin, Indonezinë, Komoret (që përfaqësojnë Bashkimin Afrikan) dhe Ishujt Kuk (që përfaqësojnë ishujt e Paqësorit).

Kryeministri japonez ka bërë 16 udhëtime jashtë shtetit në 18 muajt e fundit, përfshirë Indinë, Afrikën dhe Azinë Juglindore, për t’u provuar këtyre rajoneve se ka një alternativë ndaj parave dhe fuqisë kineze dhe ruse.

Dhe lista e tij e të ftuarve pasqyron këto përpjekje për të tërhequr atë që shumë e quajnë “Jugu Global” – një term i përdorur për vendet në zhvillim në Azi, Afrikë dhe Amerikën Latine, të cilat të gjitha kanë lidhje komplekse politike dhe ekonomike si me Rusinë ashtu edhe me Kinën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat