Ukraina hedh poshtë deklaratën e shefit të Wagner: Nuk është e vërtetë! Jemi ende duke luftuar

Bota

Ukraina hedh poshtë deklaratën e shefit të Wagner: Nuk është e vërtetë! Jemi ende duke luftuar

Më: 20 maj 2023 Në ora: 16:57
Ukraina hedh poshtë deklaratën e shefit të Wagner: Nuk është e vërtetë! Jemi ende duke luftuar

Ukraina ka hedhur poshtë pretendimet e kreut të grupit Wagner, për pushtimin e plotë të Bakhmutut.

Pak momente më parë, shefi i grupit privat rus, Wagner, Yevgeny Prigozhin deklaroi se rusë kanë kontroll të plotë në Bakhmut.

Serhiy Cherevatyy, zëdhënës i Forcave të Përbashkëta të Ukrainës u përgjigj duke thënë se “kjo nuk është e vërtetë.”.

“Luftimet po zhvillohen në qytet”, tha ai.

Qyteti lindor i Ukrainës ka qenë në qendër të betejës më të gjatë dhe më të përgjakshme të luftës.

“Sot, në orën 12 të mesditës, Bakhmuti është marrë plotësisht. Ne morëm plotësisht të gjithë qytetin, shtëpi më shtëpi”, tha Prigozhin.

Ndërkohë, shpërthime të largëta dëgjoheshin në sfond ndërsa Prigozhin fliste gjatë videos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat