Pse furnizimi i Ukrainës me aeroplanë F-16 do të ishte ‘një shqetësim i madh” për Putinin

Bota

Pse furnizimi i Ukrainës me aeroplanë F-16 do të ishte ‘një shqetësim i madh” për Putinin

Më: 20 maj 2023 Në ora: 17:43
Foto ilustrim

Analisti ushtarak dhe ish-piloti i aeroplanëve të shpejtë Sean Bell ka thënë se furnizimi i Ukrainës me aeroplanë F-16 do të jetë një “shqetësim i madh” për presidentin rus Vladimir Putin.

Bell tha se presidenti ukrainas Volodoymyr Zelensky ka kërkuar aeroplanë të shpejtë “gjatë gjithë kohës” dhe se Forcat Ajrore Ruse janë “më të pajisura se Ukraina”, gjë që mund ta bëjë vendin “të cenueshëm”.

“Por, edhe nëse Ukrainës do t’i jepej një njësi aeroplanësh F-16, kjo nuk do të siguronte vendit aftësi ajrore të besueshme ose të aftë luftarake”, tha ai.

Bell tha se Ukraina ka nevojë për pilotë të trajnuar dhe mbështetje logjistike, plus një spektër të aftësive mbështetëse, e cila kërkon kohë dhe është “shumë e shtrenjtë”.

Reklama

Pse aeroplanët F-16?

Bell tha se aeroplani F-16 Fighting Falcon është një “aeroplan luftarak kompakt me shumë role” që është “i aftë për role ajër-ajër dhe ajër-tokë” dhe aeroplani më i eksportuar i shpejtë në botë

Vetëm në BE, Belgjika, Danimarka dhe Norvegjia kishin 125 aeroplanë F-16, por ato gradualisht po zëvendësohen nga modeli F-35 “Joint Strike Fighter”.

Ndërkohë, 24 aeroplanë holandezë F-16 do të hiqen nga përdorimi së shpejti, derisa Norvegjia tërhoqi 64 aeroplanë vitin e kaluar – të cilët të gjithë mund t’ia ofrojnë Ukrainës një grup aeroplanësh, shpjegoi Bell.

Aeroplanët janë gjithashtu të prodhuar nga SHBA-ja – kështu që kërkohet leja e SHBA-së përpara se çdo vend t’i transportojë ato në Ukrainë.

Ai shtoi se lajmet do të jenë një “shqetësim i madh” për Putinin, pasi presidenti rus kishte shpresuar se oreksi perëndimor për konfliktin do të zbehej në fund të vitit.

“Por aeroplanët F-16 janë një angazhim shumëvjeçar”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat