Lufta në Ukrainë, shefi i Wagner: Kemi marrë kontrollin e plotë të Bakhmutit

Bota

Lufta në Ukrainë, shefi i Wagner: Kemi marrë kontrollin e plotë të Bakhmutit

Më: 20 maj 2023 Në ora: 18:35
Yevgeny Prigozhin

Kreu i grupit mercenar Wagner të Rusisë, Yevgeny Prigozhin, pretendon kontrollin e plotë të qytetit ukrainas të Bakhmut, fokusi i betejës më të gjatë dhe më të përgjakshme të luftës.

Prigozhin e bëri këtë në një video në të cilën ai u shfaq përpara një rreshti luftëtarësh që mbanin flamuj rusë dhe pankarta të Wagner.

“Sot, në orën 12 të mesditës, Bakhmut u mor plotësisht. Ne morëm plotësisht të gjithë qytetin, nga shtëpia në shtëpi”, tha Prigozhin.

Ai tha se forcat e tij do të tërhiqen nga Bakhmut nga 25 maji për pushim dhe ritrajnim.

Shpërthime të largëta dëgjoheshin në sfond ndërsa Prigozhin fliste gjatë videos.

Deri më tani nuk ka asnjë koment nga Ukraina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat