U shkelën teksa tentuan të futeshin në stadium, humbin jetën 9 persona në El Salvador

Bota

U shkelën teksa tentuan të futeshin në stadium, humbin jetën 9 persona në El Salvador

Më: 21 maj 2023 Në ora: 08:02
Foto nga vendi i ngjarjes

Të paktën 9 persona kanë humbur jetën një ditë më parë në El Salvador gjatë një rrëmuje tifozësh teksa përpiqeshin të hynin në stadiumin Cuscatlan në kryeqytetin San Salvador për të parë një ndeshje futbolli të kategorisë së parë.

Mediat e huaja shkruajnë se sipas autoriteteve në El Salvador si pasojë e rrëzimit dhe e shkeljes nga turma kanë humbur jetën 9 persona dhe janë në gjendje të rëndë dy të tjerë.

Ndër të tjera thuhet se nga kjo ngjarje kanë ngelur të lënduar edhe 100 të tjerë që janë dërguar për ndihmë mjekësore nëpër spitale.

Të vdekurit janë shtatë burra dhe dy gra. Tifozët ishin mbledhur për të ndjekur një ndeshje të rëndësishme të ligës kombëtare mes skuadrave Alianza dhe FAS.

Qindra u përpoqën të futeshin në platforma në të njëjtën kohë, duke shkaktuar një ortek njerëzish, siç përshkruhet nga autoritetet lokale. Shumë u shkelën dhe vdekja e nëntë personave iu atribuua kryesisht mbytjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat