“Hiroshima më kujton Bakhmutin”, thotë Zelensky

Bota

“Hiroshima më kujton Bakhmutin”, thotë Zelensky

Nga: A.SH Më: 21 maj 2023 Në ora: 13:49
Një panel fotografik që paraqet bombardimin atomik amerikan të Hiroshimës në gusht 1945 në samitin e G7

Gjatë fjalimit të tij sot në samitin e G7, Volodymyr Zelenskyy tha se fotografitë e shkatërrimit të Hiroshimës, ku po zhvillohej samiti në Japoni, i kujtuan atij Bakhmutin dhe qytetet e tjera të shkatërruara të Ukrainës, përcjell Bota sot.

"Më lejoni të jem i sinqertë, se fotografitë e shëtitores së shkatërruar të Hiroshimës më kujtojnë vërtet Bakhmutin dhe vendbanimet e tjera të ngjashme në Ukrainë".

Ai shtoi se "të gjitha ndërtesat janë rrënuar".

“Nuk kuptojmë se ku është rruga dhe ku ka qenë shtëpia, thjesht është shkatërruar totalisht.

"Asgjë nuk ka mbetur... asnjë person i vetëm nuk ka mbetur."

Ai e cilësoi krahasimin e dy qyteteve si "simbolizëm" dhe tha: "Por ne mund të shohim se ku jemi tani. Dhe ky qytet sot duket i gjallë".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat