Biden i premtoi avionë luftarakë Zelenskyt, Gjermania distancohet: Nuk kemi mjete të tilla

Bota

Biden i premtoi avionë luftarakë Zelenskyt, Gjermania distancohet: Nuk kemi mjete të tilla

Më: 21 maj 2023 Në ora: 15:47
Olaf Scholz

Kancelari gjerman Olaf Scholz tha se dërgimi i avionëve luftarakë F-16 drejt Ukrainës nuk është në planet e Berlinit.

“Së pari, të gjithë e dinë se ne nuk kemi avionë të tillë,” tha Scholz në një intervistë pas samitit të G7 në Japoni.

Ndërsa shtoi se Gjermania e ka ndihmuar më shumë se kushdo Ukrainën, pas SHBA-ve.

Ne do ta ndihmojmë Ukrainën për aq kohë sa të nevojitet, financiarisht, njerëzisht dhe ushtarakisht,” vuri në dukje ai, duke shtuar se e gjithë kjo “është e lidhur drejtpërdrejt me atë që po ndodh në Ukrainë, ku qeveria në Kiev dhe ushtarakët tani po planifikojnë një kundërofensivë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat