Ndërtesa 7-katëshe në Sydney përfshihet nga zjarri, i tërë qyteti mbulohet nga tymi i zi – evakuohen qindra persona

Bota

Ndërtesa 7-katëshe në Sydney përfshihet nga zjarri, i tërë qyteti mbulohet nga tymi i zi – evakuohen qindra persona

Më: 25 maj 2023 Në ora: 10:56
Ndërtesa 7-katëshe në Sydney përfshihet nga zjarri

Një zjarr i madh ka shpërthyer në qendër të Sydney, Australi, ku një ndërtesë e tërë është kapluar nga tymi i zi, e rrugët përreth saj janë mbyllur.

Siç raportojnë mediat australiane, zjarri filloi në ndërtesën 7-katëshe në Sary Hills, në qendër të qytetit australian.

Qindra persona janë evakuuar, kurse fasada e ndërtesës ka filluar të bie në trotuar. Mediat australiane janë duke transmetuar drejtpërdrejt shuarjen e zjarrit në Sydney.

Policia dhe zjarrfikësit kanë paralajmëruar qytetarët që të qëndrojnë sa më larg vendit ku ka shpërthyer zjarri.

Në fakt, zjarri shpërtheu në katin e tretë të ndërtesës dhe më pas u zgjerua në tërë objektin, siç edhe mund të shihet nga filmimet e realizuara nga ajri.

“Nga çdo dritare po del zjarr, sigurisht zjarri më i madh që e kam parë në jetë”, ishte një nga komentet e shumta të qytetarëve të këtij qyteti të Australisë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat