I dërguari i Kinës në Ukrainë do të takohet të premten me Sergej Lavrov të Rusisë

Bota

I dërguari i Kinës në Ukrainë do të takohet të premten me Sergej Lavrov të Rusisë

Nga: A.SH Më: 25 maj 2023 Në ora: 12:58
Foto ilustrim

I dërguari i Kinës në Ukrainë, Li Hui do të takohet me ministrin e Jashtëm rus Sergey Lavrov të premten në Moskë, tha ministria e jashtme ruse, përcjell Bota sot.

“Më 26 maj, zëvendësministri i Jashtëm rus Mikhail Galuzin është planifikuar të takohet me përfaqësuesin special të qeverisë kineze për çështjet e Euroazisë, Li Hui”, thuhet në një deklaratë.

“Në të njëjtën ditë, Li Hui do të pritet nga ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov”.

Li, një ish-ambasador në Moskë, ka qenë në një turne të zgjatur në Ukrainë, Poloni, Francë dhe Gjermani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat