Momenti kur ushtari rus i dorëzohet forcave të Ukrainës

Bota

Momenti kur ushtari rus i dorëzohet forcave të Ukrainës

Më: 27 maj 2023 Në ora: 17:44
Ushtari rus

Një video që po bën xhiron në rrjetet sociale tregon një ushtar rus i cili i dorëzohet trupave të Ukrainës.

Një numër i ushtarëve të Ukrainës po ruanin pozicionin e tyre në një llogore kur ushtari rus po vinte në drejtim të tyre me hapa të ngadalta.

Trupat e Ukrainës, i kërkuan atij të shpejtonte hapat, dhe kur ishte diku afër ata i thanë që të ndalet. Në atë moment, ushtarët ukrainas i thanë atij që ta hidhte helmetën si dhe ta hiqte parzmoren.

Pas kësaj, i kërkuan që të vendoste duart pas kokës dhe të ecte në gjunjë.

Nuk dihet se në cilën zonë u xhiruan pamjet, por luftimet janë duke vazhduar në Bakhmut. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat