Do të sulmonin rafinerinë e naftës pranë Detit të Zi, Rusia shkatërron disa dronë

Bota

Do të sulmonin rafinerinë e naftës pranë Detit të Zi, Rusia shkatërron disa dronë

Më: 28 maj 2023 Në ora: 15:43
Foto ilustrim

Sistemet ruse të mbrojtjes ajrore shkatërruan disa dronë që shkonin drejt një rafinerie nafte në rajonin Krasnodar pranë Detit të Zi, thanë zyrtarët lokalë.

Disa mjete ajrore pa pilot (UAV) u përpoqën t’i afroheshin territorit të rafinerisë së naftës Ilsky në Krasnodar Krai”, thanë zyrtarët e emergjencës të rajonit në Telegram.

“Të gjitha janë neutralizuar, infrastruktura e uzinës nuk është dëmtuar”.

Zyrtarët nuk thanë se kush e nisi sulmin, por rafineria e naftës Ilsky është sulmuar shumë herë këtë muaj.

Sulmi i mëngjesit të sotëm erdhi pasi Moska tha se Ukraina kishte goditur instalimet e tubacioneve të naftës në thellësi të Rusisë dje.

Kyiv pothuajse kurrë nuk e merr publikisht përgjegjësinë për sulmet brenda Rusisë dhe në territorin e kontrolluar nga Rusia në Ukrainë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat