Ukraina përgatitet për ofensivën: Do të marrim hak

Bota

Ukraina përgatitet për ofensivën: Do të marrim hak

Më: 28 maj 2023 Në ora: 23:24
Ukrainë

Ministria e Mbrojtjes në Ukrainë ka publikuar një video inkurajuese për ushtrinë e Kievit, e cila sipas mediave ndërkombëtare, është duke u përgatitur për ofensivën ndaj pushtuesve rusë.

Në video iu bëhet thirrje ukrainasve që të bashkohen me forcat e armatosura për të ndihmuar kombin për të arritur “qëllimin e shenjtë për të jetuar në liri”.

Do të vrasim armiqtë dhe do të hakmerremi ndaj atyre që vranë vëllezërit dhe përdhunuan motrat tona”, thuhet ndër të tjera në video ku paraqiten edhe tanket e perëndimit që pritet të mbërrijnë në Ukrainë.

Ndërkohë, ushtria e Putinit vijon sulmet.

Madje, rreth 54 dronë kamikazë të prodhimit iranian u lëshuan nga rajoni verior i Briansk dhe nga Krasnodar Krai në jug.

Sipas kryebashkiakut të Kievit, Vitali Klitschko pjesët e rëna nga dronët shkaktuan një viktimë dhe një zjarr në një godinë 3-katëshe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat