Lukashenko thirrje vendeve t’i bashkohen aleancës Rusi-Bjellorusi

Bota

Lukashenko thirrje vendeve t’i bashkohen aleancës Rusi-Bjellorusi

Më: 29 maj 2023 Në ora: 09:19
Putin dhe Lukashenko

Presidenti i Bjellorusisë Aleksandër Lukashenko tha se nëse ndonjë vend tjetër dëshiron të jetë pjesë e aleancës Rusi – Bjellorusi, ka “armë bërthamore për të gjithë”. Rusia javën e kaluar vazhdoi me planin e saj për të vendosur armë bërthamore taktike në Bjellorusi, hera e parë që nga rënia e Bashkimit Sovjetik në 1991, duke ngritur shqetësime në Perëndim.

Në një intervistë të transmetuar të dielën vonë mbrëma në televizionin shtetëror rus, Lukashenko, aleati më i vendosur i Presidentit Vladimir Putin në mesin e fqinjëve të Rusisë, tha se Minsku dhe Moska kanë një mundësi unike për t’u bashkuar.

Askush nuk është kundër Kazakistanit dhe vendeve të tjera që të kenë të njëjtat marrëdhënie të ngushta që kemi ne me Federatën Ruse,” tha Lukashenko.

Nëse dikush është i shqetësuar  është shumë e thjeshtë: bashkohuni me Bjellorusinë dhe Rusinë. Kjo është e gjitha: do të ketë armë bërthamore për të gjithë.”

Ai shtoi se kjo është pikëpamja e tij, jo e Rusisë.

Rusia dhe Bjellorusia janë zyrtarisht anëtarë të Shtetit Union, një bashkim dhe aleancë pa kufij midis dy ish-republikave sovjetike. Rusia përdori territorin bjellorus për të nisur pushtimin e saj në Ukrainën fqinje në shkurt të vitit të kaluar, dhe që atëherë bashkëpunimi i tyre ushtarak është intensifikuar, me stërvitje të përbashkëta ushtarake.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat