Sa plastikë hidhen çdo vit në Detin Mesdhe?

Bota

Sa plastikë hidhen çdo vit në Detin Mesdhe?

Më: 1 qershor 2023 Në ora: 07:46
Foto ilustrim

Unioni për Mesdheun (UfM), një organizatë ndërqeveritare që bashkon 43 vende, u bëri thirrje anëtarëve të saj për “veprim urgjent” për të pastruar Detin Mesdhe nga plastika, duke paralajmëruar se çdo vit 570 mijë tonelata mbetje plastike hyjnë në det, e cila rrezikon seriozisht jetën e kafshëve dhe bimëve, si dhe shëndetin e njerëzve.

“Mesdheu, si një det gjysmë i mbyllur dhe një destinacion turistik botëror, është veçanërisht i prekshëm nga plastika që kërcënon speciet e kafshëve dhe bimëve, ekosistemin dhe shëndetin e njeriut”, njoftoi Unioni për Mesdheun.

Ajo e dërgoi njoftimin në një kohë kur mijëra turistë po përgatiten për pushime vjetore në Kroaci, Mal të Zi, Spanjë, Egjipt dhe destinacione të tjera verore. Deti Mesdhe përmban 1 për qind të totalit të ujit në botë, por shtatë për qind të mikroplastikës globale.

 

Paralajmërimi vjen pesë ditë përpara Ditës Botërore të Mjedisit, e cila shënohet çdo vit në përvjetorin e Konferencës së Kombeve të Bashkuara për Mjedisin në vitin 1972. “Deti Mesdhe ndotet me 570 mijë tonë plastikë çdo vit. Kjo korrespondon me peshën e 50 Kullave Eifel”, deklaroi Unioni për Mesdheun, duke përdorur si krahasim Kullën Eifel të Parisit.

“Nëse gjithçka vazhdon si më parë, sasia e plastikës do të katërfishohet deri në vitin 2050”, shtoi ajo.

Në tetor të vitit 2021, ministrat e shteteve anëtare miratuan Deklaratën për Mjedisin dhe Klimën, një dokument politik në të cilin shprehën dëshirën e tyre për të krijuar një “koordinim strukturor” dhe “mekanizëm mbikëqyrës” mbi mjedisin në Mesdhe. Vendet brenda Bashkimit për Mesdheun bashkëpunojnë në nivele më të ulëta në luftën kundër ndotjes.

Sekretari i Përgjithshëm i Unionit për Mesdheun, Nasser Kamel, theksoi se lufta kundër ndotjes plastike duhet të jetë në qendër të agjendës politike në Mesdhe, sepse plastika “vret jetën në ujë, shkatërron sistemin natyror dhe ndot ushqimin detar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat