Temperatura rekorde në Siberi

Bota

Temperatura rekorde në Siberi

Më: 9 qershor 2023 Në ora: 15:32
Foto ilustrim

Dhjetëra rekorde të nxehtësisë kanë rënë në Siberi, pasi temperaturat së fundi arritën shifrën prej 37.7 gradë Celsius.

Pavarësisht se jemi vetëm në fillim të muajit qershor, të dhënat po tregojnë se temperaturat do të arrijnë shifra rekorde të reja sa i përket Siberisë.

Të shtunën e kaluar, temperaturat arritën 37.9 gradë Celsius (100.2 Fahrenheit) në Jalturovosk, dita e tij më e nxehtë në histori, sipas klimatologut Maximiliano Herrera, i cili gjurmon temperaturat ekstreme në të gjithë globin.

Që atëherë në Siberi kanë “rënë në ujë” një sërë rekordesh të temperaturës, raporton cnn.

Disa rekorde të të gjitha kohërave të nxehtësisë u thyen të mërkurën, duke përfshirë Baevo, e cila arriti 39.6 gradë Celsius (103.3 Fahrenheit) dhe Barnaul, e cila arriti 38.5 gradë Celsius (101.3 Fahrenheit).

“Kështu që mund të themi se është vërtet e jashtëzakonshme. Është vala më e keqe e të nxehtit në histori të rajonit, pohoi ai.

Nuk është vetëm Siberia që ka parë nxehtësi rekord këtë javë. Është përhapur në të gjithë Azinë Qendrore. Në fillim të muajit prill, Turkmenistani pa temperatura prej 42 gradë Celsius (107.6 Fahrenheit), që ishte “një rekord botëror për atë gjerësi gjeografike”, tha Herrera.

Që atëherë, nxehtësia nuk ka pushuar, me valë të nxehta të valëve që mbërthejnë rajonin.

Të mërkurën, temperaturat më shumë se 45 gradë Celsius (111.2 Fahrenheit) u regjistruan në Kinë, 43 gradë Celsius (109.4 Fahrenheit) në Uzbekistan dhe 41 gradë Celsius (105.8) në Kazakistan. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat