Përplaset autobusi në Australi, 10 të vdekur dhe disa të plagosur

Bota

Përplaset autobusi në Australi, 10 të vdekur dhe disa të plagosur

Më: 11 qershor 2023 Në ora: 23:51
Foto nga vendngjarja

Të paktën 10 persona kanë humbur jetën pasi një autobus u përplas në New South Wales, Australi.

Ky është një nga aksidentet rrugore më vdekjeprurëse në Australi në dekadat e fundit.

Aksidenti ndodhi pak pas orës 23:30 (me orën lokale) të dielën kur një autobus u përplas në një rrethrrotullim.

“Nga hetimet fillestare rezulton se kanë humbur jetën 10 persona. Njëmbëdhjetë persona u dërguan në spital me helikopter për trajtime,” tha Policia e NSW.

Shoferi i autobusit, një 58-vjeçar, u dërgua në spital nën rojen e policisë për t’u marrë në pyetje. Ende nuk janë bërë të ditura shkaqet e aksidentit fatal, por vendi i tragjedisë do të hetohet nga autoritetet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat