Ushtarët ukrainas rrëzojnë helikopterin rus që kushton rreth 16 milionë dollarë

Bota

Ushtarët ukrainas rrëzojnë helikopterin rus që kushton rreth 16 milionë dollarë

Më: 18 qershor 2023 Në ora: 20:00
Foto ilustrim

Të dielën, ushtarët ukrainas rrëzuan një tjetër helikopter rus Ka-52 “Alligator”.

Këtë e ka shkruar në Facebook shërbimi për shtyp i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Ukrainës, transmeton Ukrinform.

“Mirëmbrëma, jemi nga Ukraina! Një tjetër helikopter rus Ka-52 ‘Alligator’ u rrëzua pasditen e sotme. Buxheti i Federatës Ruse u shkurtua me rreth 16 milionë dollarë. Lavdi Ukrainës”, thuhet në raport.

Siç raportohet më tej, deri më 18 qershor 2023, Forcat e Armatosura eliminuan 219,820 pushtues rusë.

Ndërkohë Forcat ajrore të Ukrainës kanë kryer 14 sulme ajrore në 24 orët e fundit, ka thënë në një deklaratë Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës.

“Mbrojtësit tanë shkatërruan gjithashtu dy sisteme raketore kundërajrore”.

Sipas deklaratës në Facebook, janë goditur edhe tre pika kontrolli, pesë depo municionesh dhe tre njësi artilerie. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat