OKB: Dhuna në Bregun Perëndimor mund të eskalojë

Bota

OKB: Dhuna në Bregun Perëndimor mund të eskalojë

Më: 23 qershor 2023 Në ora: 14:52
Ilustrim

Incidentet e reja të dhunës në Bregun e pushtuar Perëndimor mund të bëjnë që situata të dalë jashtë kontrollit, paralajmëroi shefi i departamentit për të drejtat e njeriut në Kombet e Bashkuara (OKB), Volker Turk.

“Këto vrasjet e fundit dhe dhuna, bashkë me retorikën nxitëse, shërben vetëm për t’i shtyrë izraelitët dhe palestinezët më thellë drejt një humnere”, tha Turk më 23 qershor.

Sipas njoftimit të Zyrës së Komisionarit të Lartë për të drejtat e njeriut në OKB (OCHR), Turk tha se “përkeqësimi i mprehtë kishte një ndikim të tmerrshëm si te palestinezët, ashtu edhe te izraelitët” dhe bëri thirrje për një fund të menjëhershëm të dhunës.

Turk theksoi se autoritetet izraelite duhet t’u përmbahen ligjeve ndërkombëtare lidhur me përdorimin e forcës vdekjeprurëse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat