Jepet alarmi, tjetër varkë me emigrantë rrezikon mbytjen në Mesdhe

Bota

Jepet alarmi, tjetër varkë me emigrantë rrezikon mbytjen në Mesdhe

Më: 23 qershor 2023 Në ora: 23:43
Foto ilustrim

Një varkë me 50 emigrantë, e cila është nisur nga Libia, ka nevojë për ndihmë në Mesdheun qendror pasi “situata është kritike”

Sipas Ansa, alarmi është ngritur nga OJQ Alarm Phone, e cila shtoi se uji po hynte në varkë.

Një anije peshkimi italiane ndodhet në të njëjtën zonë detare.

Ndërsa autoritetet libiane nuk mund t’i përgjigjen thirrjes për ndihmë, për faktin se sot është e premte, festë për myslimanët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat