Roja Bregdetare amerikane nis hetimet për shpërthimin e nëndetëses “Titan

Bota

Roja Bregdetare amerikane nis hetimet për shpërthimin e nëndetëses “Titan

Më: 26 qershor 2023 Në ora: 08:06
Foto ilustrim

Roja Bregdetare amerikane po heton shkakun e shpërthimit të nëndetëses Tuist “Titan”, në të cilën humbën jetën të pesë pasagjerët, teksa po shkonte drejt rrënojave së anijes “Titanic”, njoftuan sot zyrtarët.

Qëllimi im kryesor është të parandaloj incidente si ky duke bërë rekomandimet e nevojshme për të përmirësuar sigurinë detare në mbarë botën”, tha shefi i hetuesve të rojës bregdetare, kapiteni Jason Neubauer në një konferencë shtypi në Boston, raportoi Reuters.

Ai shpjegoi se Roja Bregdetare kishte krijuar një “bord detar të hetimit” të premten, i cili po punon me Byronë Federale të Hetimit (FBI) për të mbledhur prova.

“Dëshmitë do të ndahen me Organizatën Ndërkombëtare Detare dhe grupe të tjera për të ndihmuar në përmirësimin e kuadrit të sigurisë për operacionet nënujore në mbarë botën”, tha Neubauer.

Ai shtoi se Roja Bregdetare është në kontakt me familjet e pesë personave të vdekur dhe se hetuesit po marrin të gjitha masat paraprake në vendngjarje në rast se hasin në mbetje njerëzore.

Më herët, Bordi i Sigurisë së Transportit i Kanadasë njoftoi se po kryente hetimin e tij për shpërthimin e Titanit, i cili ngriti pyetje në lidhje me mungesën e rregulloreve për ekspedita të tilla.

Agjencitë detare po kërkojnë zonën në Atlantikun e Veriut ku u shkatërrua nëndetësja. Mbetjet e nëndetëses u gjetën në rreth 3810 metra nën ujë pranë rrënojave të anijes “Titanik”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat