Një serb, pjesëtar i Wagnerit dyshohet se është vrarë në Bakhmut

Bota

Një serb, pjesëtar i Wagnerit dyshohet se është vrarë në Bakhmut

Më: 5 korrik 2023 Në ora: 22:03

Një shtetas serb dyshohet se ka vdekur në Ukrainë gjatë luftës në qytetin e Bakhmutit.

Qytetari me inicialet U.P. nga qytetit i Krushevacit dyshohet se është vrarë gjatë pushtimit rus të Ukrainës, raporton Slobodna Dalmacija.

Siç shkruan mediumi B92, shtetasi serb ishte pjesëtar i grupit mercenar rus, Wagner.

Gjithashtu raportohet se nuk dihet saktësisht se kur u vra, por mungesa e tij u vërejt kur pjesëtarët e Wagnerit filluan të nënshkruajnë kontrata të rregullta ushtarake me ministrin e Mbrojtjes së Rusisë.

Kujtojmë se shefi i grupit mercenar rus, Yevgeny Prigozhin u largua drejt Bjellorusisë pasi i dështoi puçi ushtarak kundër presidentit rus, Vladimir Putin.

Ndryshe, Wanger ka humbur shumë mercenarë gjatë okupimit të disa territoreve ukrainase, të cilën gjë e ka pohuar disa herë edhe shefi i grupit, Prigozhin, i cili ka akuzuar autoritetet ruse për mos furnizimin me armë dhe sabotim të sulmeve të tyre. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat