Panik në avion, udhëtari nxjerr Kuranin dhe kërcënon pasagjerët: Do të hedh avionin në erë

Bota

Panik në avion, udhëtari nxjerr Kuranin dhe kërcënon pasagjerët: Do të hedh avionin në erë

Më: 6 korrik 2023 Në ora: 12:27
Foto ilustrim

Trazira intensive kanë mbizotëruar mbrëmjen e së mërkurës në një fluturim të Aegean nga Parisi për në ” Eleftherios Venizelos”.

Një nga pasagjerët po sillej në mënyrë të çuditshme që në fillim, teksa po këndonte dhe bërtiste teksa hynte në avion. Më pas, siç raporton flashnews.gr, ai ka nisur të pështyjë pasagjerët dhe të bërtasë.

Për arsye sigurie, ekuipazhi nuk shërbeu ushqim për të parandaluar njeriun të përdorte thikë dhe mjete prerëse. Në të njëjtën kohë, pasagjerët që ishin ulur pranë tij u transferuan në klasin e parë dhe në ndenjëset e stjuardesave, pasi ai po godiste sediljet e tyre, madje disa nga pasagjerët ishin gati ta mbanin atë në rast të rrezikshëm.

Në një moment pasagjeri, dukshëm i tërbuar, nxori Kuranin dhe filloi të bërtiste se do të hidhte në erë avionin dhe se Allahu do t’i ndëshkonte të gjithë.

Sipas dëshmisë, profesionalizmi i anëtarëve të ekuipazhit të Aegean ka qenë ai që ka ndikuar që të mos krijohet paniku dhe që më në fund fluturimi të shkojë pa probleme në destinacionin e tij përfundimtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat