ShBA mund ta vizitojë gazetarin e burgosur të WSJ-së në baza reciproke, thotë Kremlini

Bota

ShBA mund ta vizitojë gazetarin e burgosur të WSJ-së në baza reciproke, thotë Kremlini

Më: 6 korrik 2023 Në ora: 13:21
Evan Gershkovich

Ambasadori amerikan në Moskë mund të vizitojë gazetarin e burgosur të Wall Street Journal, Evan Gershkovich.

Kjo, nëse zyrtarëve rusë u jepet qasje te një i burgosur në Ohajo, ka thënë Kremlini, raporton Skynews.

Zëdhënësja, Maria Zakharova, tha se zyrtarët rusë në ShBA duan që në këmbim ta vizitojnë shtetasin rus Vladimir Dunaev, i cili po mbahet në Ohajo për akuzat e krimit kibernetik.

Gershkovich u arrestua në mars me akuza për spiunazh, të cilat ai, gazeta e tij dhe qeveria amerikane i mohojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat