Spanja do t’i japë 20.000 euro çdo të riu kur të mbushë 18 vjeç

Bota

Spanja do t’i japë 20.000 euro çdo të riu kur të mbushë 18 vjeç

Më: 7 korrik 2023 Në ora: 15:09
Spanja

“20.000 euro për t’u shpenzuar për studime, trajnime ose hapjen e një biznesi pasi të arrijnë moshën 18 vjeç”. Ky është plani ambicioz i Spanjës për të trajtuar pabarazinë sociale në vend, që pritet t’i kushtojë qeverisë në Madrid rreth 10 miliardë euro ose 0.8% e PBB-së së Spanjës.

Nisma surprizuese u prezantuar nga ministrja e Punës në Spanjë, Yolanda Díaz, pak ditë para zgjedhjeve të përgjithshme të 23 korrikut.

Díaz thotë se paratë që do t’u jepen të rinjve për studim, trajnim ose fillimin e një biznesi do të përkthehen në “barazi mundësish” pavarësisht nga prejardhja familjare ose të ardhurat e njerëzve.

Plani “Sumar” parashikon që shuma rekord të mblidhet duke taksuar ata që fitojnë më shumë se 3 milionë euro në vit, ndërsa pagesa do të nisë në moshën 18 vjeç dhe do të vazhdojë deri në moshën 23 vjeç.

Përveç shumës universale, të rinjtë do të marrin edhe mbështetje administrative për të studiuar, trajnuar ose që të krijojnë biznesin e tyre.

“Nisma ka të bëjë me krijimin e një të ardhmeje për të rinjtë dhe t’u japim atyre mundësinë për të studiuar ose për të filluar një biznes, pa pasur nevojë të varen nga mbiemrat e tyre ose nga familja prej së cilës vijnë“, tha Díaz kur prezantoi planin./A2CNN/

Ministrja, e cila u rrit në një familje të vendosur komuniste, tha se nuk kishte qenë në gjendje të ndiqte ëndrrat e saj për t’u bërë inspektore punësimi, sepse nuk kishte para të mjaftueshme që të përballonte studimet.

“Të bëhesh inspektor punësimi në Spanjë do të duhen rreth pesë vjet. Unë nuk jam inspektore punësimi sepse jam bijë e prindërve të klasës punëtore dhe nuk mund ta arrija kurrë atë që doja. Kjo është një masë rishpërndarës që do të lejojë të rinjtë e vendit tonë të kenë një të ardhme pavarësisht mbiemrit të tyre”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat