Kanadaja kundër dërgimit të municioneve thërrmuese në Ukrainë

Bota

Kanadaja kundër dërgimit të municioneve thërrmuese në Ukrainë

Më: 8 korrik 2023 Në ora: 21:45
Volodymyr Zelensky

Qeveria kanadeze ka kritikuar vendimin e Uashingtonit për të dërguar municionet thërrmuese në Ukrainë, duke vënë në dukje rrezikun për civilët. 

SHBA ka vendosur të furnizonte Ukrainën me bomba, të cilat janë të ndaluara nga rreth 120 vende.

Në një deklaratë, qeveria kanadeze tha: “Ne nuk mbështesim përdorimin e municioneve thërrmuese dhe jemi të përkushtuar t’i japim fund efekteve që municionet thërrmuese kanë tek civilët – veçanërisht fëmijët”. 

Aleatët e tjerë të SHBA-së, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar dhe Gjermaninë, kanë shprehur gjithashtu shqetësimin e tyre për këtë veprim.

Bombat janë të ndaluara sipas Konventës për Municionet Thërrmuese – por Rusia, Ukraina dhe SHBA nuk e kanë nënshkruar Konventën.

“Kanadaja është plotësisht në përputhje me Konventën dhe ne e marrim seriozisht detyrimin tonë sipas Konventës për të inkurajuar miratimin e saj universal,” tha qeveria federale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat