Klitschko: Mbi 170 civilë të vrarë në Kiev që nga fillimi i luftës

Bota

Klitschko: Mbi 170 civilë të vrarë në Kiev që nga fillimi i luftës

Më: 9 korrik 2023 Në ora: 19:21
Foto ilustrim

Rreth 170 civilë janë vrarë nga sulmet ruse në kryeqytetin e Ukrainës, tha

Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko, ka bërë të ditur se mbi 170 civilë janë vrarë nga sulmet ruse në kryeqytetin e Ukrainës.

Ai shtoi se më shumë se 400 ndërtesa banimi janë shkatërruar që nga fillimi i luftës atje, shkruan Sky News.

Ndryshe, Kievi është shënjestruar vazhdimisht nga sulmet ajrore ruse, shumë prej të cilave kanë ndodhur gjatë natës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat