Biden thotë se shtetet e G7-ës do ta vazhdojnë mbështetjen ndaj Ukrainës

Bota

Biden thotë se shtetet e G7-ës do ta vazhdojnë mbështetjen ndaj Ukrainës

Më: 12 korrik 2023 Në ora: 18:14
Joe Biden

Presidenti i ShBA-së, Joe Biden, ka folur në Samitin e NATO-s në Lituani pasi e pati një takim me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, dhe liderë të tjerë botërorë të vendeve të G7.

Biden u zotua se G7-ta do ta ndihmojë Ukrainën të ketë “mbrojtje në tokë, ajër dhe det” me pajisje moderne dhe të avancuara ushtarake.

“Të gjithë aleatët tanë ranë dakord: E ardhmja e Ukrainës qëndron në NATO”, tha Biden.

“Ne po e bëjmë të qartë se mbështetja jonë do të zgjasë gjatë dhe në të ardhmen.”

Ai më pas e prezantoi Zelenskyn për të dhënë komente të shkurtra para “fotos familjare” tradicionale për të përfunduar samitin, shkruan BBC.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat