Wagner trajnon forcat bjelloruse

Bota

Wagner trajnon forcat bjelloruse

Më: 14 korrik 2023 Në ora: 18:31
Një luftëtar i Wagner-it në Rusi. 24 qershor 2023.

Minsku tha të premten se mercenarët e grupit rus, Wagner, po shërbejnë si instruktorë ushtarakë për forcat e mbrojtjes territoriale të Bjellorusisë.

Ky njoftim vjen tri javë pasi Wagner kreu një rebelim të shkurtër në Rusi.

Afër Asipoviçit, trupat e mbrojtjes territoriale janë duke u trajnuar”, tha Ministria bjelloruse e Mbrojtjes.

Ministria tha se forcat bjelloruse po mësojnë aftësi përfshirë të shtëna taktike, lëvizjet në fushëbetejë, inxhinieri dhe mjekësi taktike.

“Luftëtarët nga ushtria private e Wagner-it po shërbejnë si instruktorë për një sërë disiplinash ushtarake”, tha Ministria.

Wagner, që kishte luajtur rol kyç në luftën në Ukrainë, ka synuar që të rrëzojë udhëheqjen ushtarake ruse gjatë rebelimit jetëshkurtër, por më pas ata u tërhoqën.

Vendndodhja e kreut të Wagner-it, Yevgeny Prigozhin, pasi ai arriti një marrëveshje me Kremlinin – me ndërmjetësimin e Bjellorusisë – sipas së cilës, ai pritej të zhvendosej në Bjellorusinë fqinje.

Rrjeti hetues bjellorus, Hajun, ka thënë se Prigozhin mund të ketë qëndruar një natë gjatë kësaj jave afër Asipoviçit, ku po mbahen stërvitjet, pasi një fotografi e tij në një kamp u publikua.

Ministria e Mbrojtjes së Bjellorusisë ka publikuar një video ku shfaqen luftëtarët e Wagner-it duke trajnuar trupat bjelloruse.

Nuk ka dyshim që ata kanë përvojë nga e cila mund të përfitojë ushtria bjelloruse”, tha një ushtar bjellorus.

Sipas marrëveshjes, që i dha fund rebelimit në Rusi në fund të qershorit, luftëtarët e Wagner-it që nuk morën pjesë në kryengritje, mund t’i bashkohen ushtrisë së rregullt ruse ose të shkojnë në Bjellorusi./VOA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat