Medvedev shpërthen ashpër ndaj ish kryeministrit britanik: Duhet të shtrohet në spital psikiatrik

Bota

Medvedev shpërthen ashpër ndaj ish kryeministrit britanik: Duhet të shtrohet në spital psikiatrik

Më: 16 korrik 2023 Në ora: 00:21
Medvedev

Medvedev ka shpërthyer ndaj ish kryeministrit britanik, i cili ka deklaruar se Ukraina duhet të pranohet në NATO pa kushte, duke e quajtur Boris Johnson një psikopat që duhet të shtrohet në një spital psikiatrik.

“Ish-kryeministri britanik Boris Johnson ka propozuar pranimin “pa kushte” të Ukrainës në NATO.

Por është ai, një i çmendur në pension, që duhet të shtrohet pa kushte në një spital psikiatrik.

Me deklaratën e tij, ai ka bërë qartë thirrje për fillimin e Luftës së Tretë Botërore,” tha Medvedev në një postim në Telegram.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat