Ukrainasit i nervozon deklarata e ministrit britanik të Mbrojtjes lidhur me atë se duhet të jenë mirënjohës

Bota

Ukrainasit i nervozon deklarata e ministrit britanik të Mbrojtjes lidhur me atë se duhet të jenë mirënjohës

Më: 16 korrik 2023 Në ora: 08:46
Volodymyr Zelensky

Ministri britanik i Mbrojtjes akuzoi Ukrainën për mosmirënjohje për ndihmën ushtarake britanike, gjë që u pasua nga një reagim publik.

Ukrainasit reaguan me konfuzion, irritim të lehtë dhe ironi ndaj komenteve të Ben Wallace, se vendi duhet të jetë më mirënjohës për ndihmën që po merr nga Mbretëria e Bashkuar dhe aleatët e tjerë ndërsa lufton agresionin rus.

Kievi e kishte konsideruar më parë Wallace një mik të fortë. Por komentet e tij në ditën e dytë të samitit të NATO-s në Lituani javën e kaluar i hutuan zyrtarët, raporton The Guardian.

“Të pëlqen apo jo, njerëzit duan të shohin njëfarë mirënjohjeje”, tha Wallace, duke iu përgjigjur një pyetjeje në lidhje me zhgënjimin e presidentit Volodymyr Zelensky për mosmarrjen e një ftese zyrtare për t’u anëtarësuar në NATO.

Wallace tha se trajtimi i ashpër i Ukrainës ndaj aleatëve është kundërproduktiv, veçanërisht me politikanët skeptikë në Kongresin e SHBA dhe gjetkë.

“Unë u thashë atyre se nuk jam si Amazon”, tha ai.

Ai sugjeroi se kërkesat e Kievit për armë ishin të pangopura, me më shumë që kërkoheshin sapo të sigurohej një dorëzim.

Ndërkohë që pati një debat mes zyrtarëve nëse ky ishte qëndrimi i Anglisë apo shpërthimi i një politikani, në Twitter nga përdoruesit ukrainas ndërkohë vërshuan me postime humoristike.

Disa nga përdoruesit e këtij rrjeti social falënderuan me ironi Ben Wallace që një të enjte tjetër e pritën falë tij dhe armët e dërguara për të mbrojtur jetën dhe atdheun e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat