Të paktën 33 persona kanë humbur jetën nga përmbytjet në Korenë e Jugut

Bota

Të paktën 33 persona kanë humbur jetën nga përmbytjet në Korenë e Jugut

Më: 16 korrik 2023 Në ora: 13:03
Foto nga vendi i ngjarjes

Ekipet e shpëtimit u përpoqën të arrinin njerëzit e bllokuar në një tunel të përmbytur të dielën në Korenë e Jugut, ku të paktën 33 njerëz humbën jetën dhe dhjetët u zhdukën pasi shirat e dendur shkaktuan përmbytje dhe rrëshqitje dheu.

Koreja e Jugut është në kulmin e sezonit të verës dhe për katër ditët e fundit, reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar tejmbushjen e një dige të madhe.

Ministria e Brendshme njoftoi se 33 persona humbën jetën dhe 10 të tjerë rezultuan të zhdukur nga reshjet e dendura të shiut, kryesisht të groposur nga rrëshqitjet e dheut ose ranë në një rezervuar të përmbytur.

“Ekipet e shpëtimit janë ende duke luftuar për të arritur më shumë se 10 vetura të bllokuara në një tunel nëntokësor 430 metra në Cheongju, provincën veriore Chungcheong”, u tha nga ministria.

“Deri të dielën, shtatë trupa janë nxjerrë nga tuneli dhe zhytësit po punojnë gjatë gjithë kohës në kërkim të viktimave të tjera”, u tha nga ministria e Brendshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat