Kremlini: Vazhdimi i marrëveshjes së grurit pa Rusinë do të ishte i rrezikshëm

Bota

Kremlini: Vazhdimi i marrëveshjes së grurit pa Rusinë do të ishte i rrezikshëm

Më: 18 korrik 2023 Në ora: 16:47
Dimitry Peskov

Pasi Rusia u tërhoq dje nga marrëveshja e drithit të Detit të Zi, Ukraina sugjeroi se mund të vazhdojë me marrëveshjen pa Moskën.

Por Kremlini ka paralajmëruar kundër dërgesave të vazhdueshme të drithit nga portet e Ukrainës, duke thënë se do të kishte “rreziqe të caktuara”, shkruan Sky News.

“Në fund të fundit, ajo përfshin një zonë që ndodhet pranë zonës së luftimeve dhe pa garancitë e duhura, garancitë e sigurisë ka disa rreziqe,” tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

“Prandaj, nëse përpiqen të bëjnë diçka pa Rusinë, këto rreziqe duhet të merren parasysh. Nuk mund të themi nëse ndonjë vend mund të jetë gati t’i marrë këto rreziqe.”, shtoi ai.

Peskov akuzoi Ukrainën për trajtimin e zonës së Detit të Zi si një “zonë ushtarake”, dhe tha se Perëndimi nuk i kishte përmbushur detyrimet e saj si pjesë e marrëveshjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat