Mbijetoi dy muaj në mes të oqeanit/ Marinari australian jetonte me ujë shiu dhe peshk

Bota

Mbijetoi dy muaj në mes të oqeanit/ Marinari australian jetonte me ujë shiu dhe peshk

Më: 19 korrik 2023 Në ora: 15:47
Foto ilustrim

Një marinar amator australian dhe qeni i tij janë shpëtuar pas dy muajsh në mes të oqeanit Paqësor.

Të dy mbijetuan me ujin e shiut dhe peshk të gjallë që kapnin çdo ditë. Tim Shaddock dhe qeni i tij Bella u nisën me një katamaran nga qyteti bregdetar i Meksikës, La Paz në prill dhe planifikuan të lundronin rreth 6,000 kilometra përpara se të hidhnin spirancën në Polinezinë Franceze. Ata e gjetën veten të bllokuar në Oqean pasi dallgët dëmtuan anijen dhe shkatërruan pajisjet elektronike të orientimit.

Një ngjarje si në filma që të kujton aventurën e Tom Hanks, i mbijetuari u gjet në mes të oqeanit nga një anije meksikane që peshkonte. 51-vjeçari Shaddock ishte dobësuar pasi mbijetoi vetëm me prodhime deti por tha se ishte mirë me shëndet.

“Kam kaluar një provë shumë të vështirë në det. Kam nevojë vetëm për pushim dhe ushqim të mirë, sepse kam qenë vetëm në det për një kohë të gjatë. Kur shpëtohesh, ndjen qe do vazhdosh te jetosh. Kështu që, unë jam shumë mirënjohës shpëtimtarëve të mijë”, tha marinari Tim Shaddock.

I mbijetuari u dërgua në një port meksikan e më pas do të udhëtojë drejt Australisë për tu kthyer në shtëpi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat