Putin do të marrë pjesë në samitin në Afrikën e Jugut vetëm përmes videokonferencës

Bota

Putin do të marrë pjesë në samitin në Afrikën e Jugut vetëm përmes videokonferencës

Më: 19 korrik 2023 Në ora: 19:04
Vladimir Putin

Presidenti rus, Vladimir Putin do të marrë pjesë në samitin e BRICS (Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut) në Johanesburg në fund të gushtit përmes videokonferencës, raporton media shtetërore ruse RIA Novosti duke cituar Kremlinin.

Presidenti i Afrikës së Jugut, Cyril Ramaphosa konfirmoi të mërkurën se lideri rus nuk do të marrë pjesë personalisht në samit.

Megjithatë, ai shtoi se ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov do të marrë pjesë në vend të Putinit.

Liderët shtetëror të Brazilit, Indisë dhe Kinës ende nuk e kanë konfirmuar pjesëmarrjen, raporton cnn.

Ndryshe, Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC) lëshoi një urdhër arresti për Putinin në muajin mars për krime të dyshuara lufte në Ukrainë.

Si nënshkrues i statutit të Romës, traktati që rregullon gjykatën e Hagës, Afrika e Jugut detyrohet të arrestojë individë të paditur nga Gjykata Penale e Drejtësisë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat