Kievi dënon ndalimin e drithërave nga Polonia

Bota

Kievi dënon ndalimin e drithërave nga Polonia

Më: 21 korrik 2023 Në ora: 21:12
Denys Shmyhal

Kryeministri ukrainas, Denys Shmyhal, shprehu të premten keqardhje për vendimin e Polonisë për të mbajtur në fuqi masën e ndalimit të importeve të grurit ukrainas.

Më herët gjatë javës kryeministri polak, Mateusz Morawiecki, ka theksuar se do të zgjasë ndalimin e importeve të grurit nga aleati i tij përtej afatit aktual të 15 shtatorit.

Varshava e justifikon masën si një mënyrë për t’i mbrojtur fermerët vendas nga destabilizimi i tregut.

Shmyhal i bëri thirrje Polonisë “ta ndihmojë Ukrainën, në mënyrë që ta çojë Rusinë në një rrugë pa krye”.

Pesë vende të Bashkimit Evropian kanë zgjatur masën e ndalimit për grurin ukrainas, për t’i mbrojtur interesat e fermerëve të tyre. Mirëpo, ministrat e bujqësisë nga Polonia, Sllovakia, Hungaria, Bullgaria dhe Rumania thanë të mërkurën se territoret e shteteve të tyre mund të përdoren si tranzit për vende të treta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat