Zelensky tregon arysen pse po bombardohet ura që lidh Krimenë me Rusinë?

Bota

Zelensky tregon arysen pse po bombardohet ura që lidh Krimenë me Rusinë?

Më: 22 korrik 2023 Në ora: 14:02
Zelensky

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha se ura që lidh Gadishullin e Krimesë me Rusinë “sjell luftë dhe jo paqe” dhe se për këtë arsye ajo përfaqëson një objektiv legjitim ushtarak.

“Ura e pasagjerëve dhe hekurudhave e ndërtuar nga Rusia dhe e vënë në qarkullim në vitin 2018 nuk është vetëm një rrugë logjistike, por edhe një rrugë përmes së cilës dërgohet municion dhe kjo bëhet çdo ditë. Kjo e militarizon gadishullin e Krimesë. Prandaj është një objektiv për ne dhe duhet neutralizuar”, tha ai.

Duke iu drejtuar pjesëmarrësve të konferencës së sigurisë në Aspen përmes video-lidhjes, Zelensky mohoi çdo lidhje midis sulmit në urën e Krimesë dhe tërheqjes së Rusisë nga Marrëveshja për eksportin e grurit nga portet ukrainase në Detin e Zi, raporton theindependent.

Shpërthimet në urën e Krimesë në fillim të javës vranë dy civilë dhe një pjesë e urës u mbyll për qarkullim.

Ura u dëmtua rëndë në një sulm të ngjashëm në tetor dhe së fundmi u vu në përdorim të plotë.

Ndryshe, Vladimir Putin këtë urë e kishte quajtur kryeveprën më të madh të rusëve gjatë dekadave të fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat