Ministri gjerman i Mbrojtjes: Vështirë të parashikohet data se kur do të hyjë Ukraina në NATO

Bota

Ministri gjerman i Mbrojtjes: Vështirë të parashikohet data se kur do të hyjë Ukraina në NATO

Më: 22 korrik 2023 Në ora: 15:20
Ministri gjerman i Mbrojtjes

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, paralajmëroi gjatë vizitës në shtetin çek se nuk do ta ndihmonte Ukrainën të marrë një datë specifike zyrtare të hyrjes në NATO.

Ai vuri në dukje se Kievi është partner i aleancës pas samitit të fundit në Vilnius dhe aktualisht marrëveshjet dypalëshe funksionojnë më mirë.

“Nuk do ta ndihmonte Ukrainën që të caktonte një datë specifike për hyrjen në aleancën e mbrojtjes perëndimore, të cilën ne nuk do të mund ta përmbushnim më vonë, për shembull, sepse lufta e agresionit rus kundër ukrainasve është ende duke vazhduar. Kjo nuk do të ndihmonte as Ukrainën, as NATO-n”, tha Pistorius.

Ministri theksoi se është më e rëndësishme të investohen të gjitha përpjekjet në mbështetjen e Ukrainës deri në hyrjen e saj në NATO.

Ai kujtoi se Këshilli NATO-Ukrainë u krijua në samitin në Vilnius në mes të korrikut.

“Ukraina dhe vendet anëtare të Aleancës janë partnerë të barabartë. Kjo konfirmon se bashkëpunimi dhe koordinimi ynë janë të ngushtë dhe do të jenë edhe më shumë”, tha Pistorius.

Ministri gjerman gjithashtu deklaroi se Gjermania është e gatshme të fillojë riparimin e tankeve më moderne Leopard 2A5 dhe 2A6 sapo ta kërkojë Ukraina. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat