Australia do të blejë 20 avionë C-130 Hercules nga SHBA-ja

Bota

Australia do të blejë 20 avionë C-130 Hercules nga SHBA-ja

Më: 24 korrik 2023 Në ora: 15:42
Avionë C-130 Hercules

Australia është deklaruar se do të blejë 20 avionë C-130 Hercules nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Vlera e tyre është prej 6.6 miliardë dollarësh, investim ky që pritet të rrisë ndjeshëm madhësinë e flotës së forcave ajrore.

Avioni i parë Hercules me katër motorë pritet të dorëzohet në vitin 2027 dhe do të zëvendësojë përfundimisht flotën e 12 avionëve Hercules, me të cilët Forca Ajrore Mbretërore Australiane aktualisht operon nga baza Richmond afër Sidneit, ka thënë ministri i Industrisë së Mbrojtjes, Pat Conroy.

Shtetet e Bashkuara dhe Australia aktualisht po kryejnë stërvitjen e tyre ushtarake dyvjeçare përgjatë bregut australian që këtë vit përfshin 13 vende dhe më shumë se 30 mijë trupa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat