Zakharova: Rusia ka të drejtën t’i përgjigjet ashpër sulmeve terroriste të Ukrainës

Bota

Zakharova: Rusia ka të drejtën t’i përgjigjet ashpër sulmeve terroriste të Ukrainës

Më: 26 korrik 2023 Në ora: 16:46
Maria Zakharova

“Rusia rezervon të drejtën për t’iu përgjigjur ashpër sulmeve terroriste të Ukrainës në Krime dhe Moskë:

Kështu u shpreh në një konferencë zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, shkruan Tass.

“Më 17 korrik ndodhi një sulm në Urën e Krimesë. Më 24 korrik, dy dronë ukrainas u përpoqën të sulmonin objektivat në Moskë. 17 dronë u përpoqën të sulmonin objektet në Krime. Këto përpjekje u zmbrapsën me sukses nga trupat ruse të mbrojtjes ajrore dhe elektronike Sisteme luftarake Më herët, më 20 korrik, një dron ukrainas sulmoi fshatin Razdolnoye në Krime, fatkeqësisht aty pati viktima, një vajzë 14 vjeçe u vra”, theksoi ajo.

“Komiteti hetues rus po heton tërësisht të gjitha këto krime. Autorët patjetër do të identifikohen dhe ndëshkohen. Ne rezervojmë të drejtën për të marrë masa të ashpra hakmarrëse,” tshtoi zëdhënësja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat