Prigozhini po merr pjesë në një samit në Shën Petersburg të Rusisë

Bota

Prigozhini po merr pjesë në një samit në Shën Petersburg të Rusisë

Më: 27 korrik 2023 Në ora: 12:51
Foto nga takimi

Kreu i grupit mercenar rus, Yevgeny Prigozhin, është parë në Shën Petersburg, duke u takuar me një zyrtar të lartë afrikan, në margjinat e samitit mes Rusisë e Afrikës.

Kjo është hera e parë që Prigozhini është parë në publik brenda territorit rus, prej se ai udhëhoqi kryengritjen e armatosur muajin e kaluar, shkruan CNN.

Që nga rebelimi, Prigozhin ishte parë në publik vetëm më 19 korrik, kur ai u shfaq në një video brenda Bjellorusisë, duke përshëndetur luftëtarët e Wagner në një bazë në Asipovichy.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat