Rusia pretendon pa fakte se Ukraina ka sulmuar me dron Moskën

Bota

Rusia pretendon pa fakte se Ukraina ka sulmuar me dron Moskën

Më: 28 korrik 2023 Në ora: 10:30
Rusia

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë njoftoi sot se shkatërroi një mjet ajror pa pilot që Ukraina e kishte nisur gjatë natës për të sulmuar rajonin e Moskës.

“Në një përpjekje të Kievit për të kryer sulm terrorist me mjete ajrore pa pilot në objektet në rajonin e Moskës ka dështuar. UAV-ja u shkatërrua me anë të mbrojtjes ajrore”, njoftoi ministria.

Raportohet gjithashtu se nuk kishte viktima apo dëme materiale, shkruan më tutje në njoftim.

Kryetari i Moskës, Sergey Sobyanin gjithashtu konfirmoi sulmin, por nuk dha ndonjë fakt rreth pretendimeve.

Rusia i përshkroi sulmet si “sulm terrorist të regjimit të Kievit”.

CNN nuk ka qenë në gjendje të verifikojë në mënyrë të pavarur pohimet e zyrtarëve rusë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat