Pas Erdoganit, Putinin e poshtëron edhe presidenti i Egjiptit

Bota

Pas Erdoganit, Putinin e poshtëron edhe presidenti i Egjiptit

Më: 28 korrik 2023 Në ora: 11:31
Vladimir Putin

Vladimir Putin sërish ishte në pozitë të palakmueshme gjersa priste në pallatin presidencial lider të huaj.

Presidenti rus është dashur ta pres në këmbë homologun egjiptian, Abdul-Fattah El-Sisi, i cili raportohet se ishte vonuar për pak kohë.

Ai është detyruar të durojë edhe një herë një poshtërim të ngjashëm si me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan – ku shihet duke u rrotulluar në një dhomë në mënyrë të ngathët ndërsa pret El-Sisin.

Lideri rus raportohet se më vonë u takua me presidentin e Egjiptit në kuadër të samitit ruso-afrikan që po mbahet në Shën Petersburg, raporton skynews.

Kujtojmë se në muajin korrik të vitit lideri rus e kishte pritur për një kohë homologun turk, e cila kishte shkaktuar reagime të shumta në opinionin ndërkombëtar.

Ndryshe, gjysma e krerëve të vendeve afrikane kanë bojkotuar takimin në Rusi shkaku i pushtimit të Ukrainës. /

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat