Deklarata skandaloze e Orbanit vë në pikëpyetje ekzistencën e Ukrainës

Bota

Deklarata skandaloze e Orbanit vë në pikëpyetje ekzistencën e Ukrainës

Më: 28 korrik 2023 Në ora: 12:32
Viktor Orban

Kryeministri hungarez Viktor Orban shprehu të premten pikëpamje skandaloze kur bëhet fjalë për Ukrainën.

Orban ka shkuar “një hap më tej” në mbështetjen e tij për regjimin e presidentit rus Vladimir Putin dhe ka thënë se “ekzistenca e Ukrainës dhe qëndrueshmëria e ushtrisë ukrainase mbështetet vetëm në paratë perëndimore”.

Pjesa e parë e deklaratës, në të cilën Orban fjalë për fjalë përsërit fjalët e Putinit dhe vë në dyshim ekzistencën e një shteti sovran dhe të njohur ndërkombëtarisht, është veçanërisht e diskutueshme.

“Sovraniteti i Ukrainës është praktikisht i humbur. Një vend që nuk ka të ardhura financiare dhe që nuk mund të sigurojë vende pune për qytetarët e saj, e lëre më të financojë luftën, nuk është sovran”, ka thënë ai, shkruan BBC.

Sipas tij, për të kryer operacione luftarake nevojiten tre gjëra - para, para dhe para.

“Për momentin, vetëm financat e Perëndimit e mbajnë Ukrainën gjallë dhe ushtrinë ukrainase të aftë për luftë”, shtoi kryeministri hungarez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat