Portet ukrainase nën sulm, Zelensky viziton Odesën: Mburoja ajrore përreth qyteteve

Bota

Portet ukrainase nën sulm, Zelensky viziton Odesën: Mburoja ajrore përreth qyteteve

Më: 28 korrik 2023 Në ora: 20:13
Volodymyr Zelensky, president i Ukrainës.

Presidenti ukrainas vizitoi qytetin-port të Odesës për të vlerësuar dëmet e shkaktuara nga sulmet ajrore ruse.

Zelensky tha se Ukraina po kërkon më shumë sisteme mbrojtëse për të vendosur mburoja ajrore përreth qyteteve në jug të vendit. Ai nuk la pa përmendur katedralen e qytetit, e dëmtuar nga rusët.

“Dëgjova lajmin për dëmet e shkaktuara nga sulmet ruse në rajonin e Odesës. Këtu, në këtë katedrale, të cilën Rusia u përpoq ta shkatërronte, unë e ndjej se morali ynë, i popullit tonë është ende i fortë. Më i fortë se terrori rus”- tha Volodymyr Zelensky, president i Ukrainës.

Ndërkohë, rajoni Kmel-nitski është bombarduar gjithashtu nga rusët të paktën dy herë që prej së mërkurës. Autoritetet ukrainase kanë deklaruar se raketat dhe dronët kanë goditur infrastrukturën civile, pavarësisht se atje ndodhen edhe disa baza ushtarake.

Luftime të ashpra vazhdojnë edhe në lindje të Ukrainës. Në orët e fundit, trupat vendase raportuan se kishin çliruar një fshat në rajonin e Donjeckut dhe se kishin fituar terren në zonat në afërsi të Bakhmutit, pavarësisht sulmeve ruse.

Nga ana e saj, Ministria ruse e Mbrojtjes deklaroi se kishte zmbrapsur 9 sulme ukrainase në rajonin në fjalë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat