Medvedev: Do të nisim më shumë sulme ndaj porteve të Ukrainës

Bota

Medvedev: Do të nisim më shumë sulme ndaj porteve të Ukrainës

Më: 5 gusht 2023 Në ora: 17:07
Ish-presidenti rus, Dmitry Medvedev

Ish-presidenti rus, Dmitry Medvedev ka sugjeruar se Moska mund të nisë më shumë sulme kundër porteve ukrainase në përgjigje të sulmeve të Kievit ndaj anijeve ruse në Detin e Zi.

Medvedev, aktuialisht nënkryetari i Këshillit të Sigurisë së Rusisë, i cili u mblodh të premten, tha në një postim në llogaritë e tij zyrtare në mediat sociale, shkruan The Guardian.

“Të poshtër dhe të çuditshëm kuptojnë vetëm mizorinë dhe forcën. Me sa duket, goditjet në Odesa, Izmail dhe vende të tjera nuk u mjaftuan.

Nëse llumrat e Kievit duan të krijojnë një katastrofë ekologjike në Detin e Zi, ata duhet të marrin një të tillë në pjesën e territorit të tyre që së shpejti do t’i bjerë Polonisë dhe që do të qelbërë për shekuj pas kësaj… Ky do të jetë gjykimi përfundimtar për ta për marrëveshje drithi".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat