Shtetet arabe nisin takimet për "paqen në Ukrainë"

Bota

Shtetet arabe nisin takimet për "paqen në Ukrainë"

Më: 5 gusht 2023 Në ora: 21:39
Bin Salman

Bisedimet dyditore mes këshilltarëve të sigurisë kombëtare nga 30 vende arabekanë filluar të shtunën në qytetin e Jeddah, Arabia Saudite, dhe tema kryesore e takimit është menduar të jetë arritja e një marrëveshjeje paqeje për Ukrainën.

Zyrtarët në Arabinë Saudite u pritën nga princi i Kurorës Bin Salman. Zyrtarët rusë nuk do të jenë të pranishëm në këtë takim. Edhe pse nuk do të marrë pjesë në takim, Kremlini më herët theksoi se do të monitorojë nga afër ngjarjet.

Nga ana tjetër, Kina dërgoi në negociata të dërguarin e saj të posaçëm për çështjet euroaziatike, Li Hui.

“Ne kemi shumë mosmarrëveshje dhe kemi dëgjuar pikëpamje të ndryshme, por është e rëndësishme që të ndajmë parimet”, ka thënë zyrtari kinez.

Gjithashtu, gjatë takimit, Ukraina duhet të paraqesë formulën e saj për paqen, e cila tashmë është paraqitur para publikut në një format të shkurtuar.

Me rastin e takimit, Ministria e Punëve të Jashtme të Arabisë Saudite bëri të ditur se takimi është vetëm vazhdimësi e aktiviteteve që zyrtarët sauditë po ndërmarrin për zgjidhjen e krizës ukrainase.

“Qeveria pret që takimi të inkurajojë dialogun dhe bashkëpunimin përmes shkëmbimit të pikëpamjeve dhe koordinimit për të gjetur zgjidhje për krizën”, thanë ata.

Pavarësisht se shumë analistë nuk presin që samiti të jetë i suksesshëm, theksohet se një ngjarje e tillë është një mundësi për princin e kurorës saudit për të forcuar pozicionin e tij diplomatik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat